Lajme nga vendi
Shkak problemet shëndetësore,Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu
14 Tetor, 2024 | 10:00 am
Safet Gjici nga burgu nëpërmjet avokatëve ka kërkuar që të lirohet nga burgu. Burime për media bëjnë me dije se kërkesa e tij do të shqyrtohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjyqtarja Suela Lika.
Mësohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore. Kujtojmë që javë më parë është raportuar se kryebashkiaku Safet Gjici ka probleme shëndetësore, teksa burime për newsbomb.al bënë me dije se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e cila kërkon kujdes maksimal dhe mbikëqyrje mjekësore permanente.
Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen lidhur me video-skandalin në zyrën e bashkisë, ku dyshja kryen marrëdhënie seksuale. Video skandali nga ambientet e zyrës së bashkisë Kukës u publikua në qershor të 2023-it.
Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Sakaq për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin u ul me 1 vit.
/newsbomb.al/