Kryefjala Logo

Shifra alarmante:Nga Janari ne Shtator,151 persona kane humbur jeten nga aksidentet rrugore

20 Tetor, 2021 | 2:54 pm

Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në 9 muajt e parë të këtij vitit kanë humbur jetën 151 persona. Duke pësuar një rritje me 13 humbje jete më shumë, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar që u regjistruan 138 vdekje nga aksidentet rrugore.

Po ashtu, sipas INSTAT 9-mujori i këtij viti paraqitet me një rritje prej 13,4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Ndërkohë që Shtatori i këtij viti, në krahasim me Shtatorin e vitit të kaluar ka një ulje me 23,9% të aksidenteve rrugore, ulje ka edhe numri i viktimave.

Sipas raportit të INSTAT, në 84,8 % të rasteve aksidentet rrugore, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë mbi 33 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në rritje janë edhe aksidentet të shkaktuara për shkak të sjelljes së këmbësore, sepse në 15,6 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së tyre.

Të ngjashme