Lajme nga vendi
Sherri me thika mes të rinjve në Elbasan,vëllai viktimës flet nga spitali
10 Nëntor, 2021 | 7:15 pm
Ditën e sotme ka folur për herë të parë Mikel Kovaçi i cili ndodhet aktualisht në spital. Bëhet fjalë për sherrin mes të rinjve që përfundoi me vrasje në Elbasan tronditi opinionin publik.
Mikel Kovaçi vëllai i viktimës tregoi detaje të kësaj ngjarje të rëndë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Ushtarak ku edhe po merr trajtim mjekësor, i riu tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tregoi se është takuar me vajzë pasi i ka shkruar 14-vjeçares në “Instagram” dhe ajo ka pranuar.
Mikeli tregon se me vajzën ka pasur një lidhje dashurore prej një viti ku në djeni ka qenë vetem e ëma e vajzës nga ana e familjes së saj.
Më pas janë takuar për disa minuta, kur më pas ka ardhur edhe autori i kësaj ngjarje i cili e ka qëlluar me thikë, ndërsa tregon se është larguar me vrap dhe se nuk ka parë më çfarë ka ndodhur më pas.
“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në “Instagram” për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika. Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babain kam pirë kafe. Kam dalë ka mbarua punët e mia më pas kam takuar vajzën”, tregoi ai.