Kryefjala Logo

Sherr tek shkolla “Çajupi”, plagosen 4 persona

11 Tetor, 2021 | 9:44 am

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm te shkolla ‘Çajupi’ në kryeqytet. “BalkanWeb” raporton se në konflikt, ku janë përdorur dhe sende të forta, janë përfshirë disa qytetarë, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar të plagosur në spital.

Po ashtu mësohet se një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendngjarje. Mes të tjerash bëhet e ditur se sherri i dhunshëm nuk ka lidhje me shkollën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në përleshjen e dhunshme. Ndërkohë, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ndërsa dy persona janë shoqëruar ne komisariat.

Të ngjashme