Kryefjala Logo

Sherr pas kalçetos, plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

17 Shtator, 2021 | 8:59 am

Në mesnatën e kaluar 2 të rinj, 20 vjec dhe 19 vjec janë plagosur në zonën e Qafë-Kasharit. Të rinjtë kanë qenë në kalceto dhe pasi mbaruan ndeshjen kanë hipur në makinë. Mësohet se gjatë rrugës të rinjtë kanë bërë një manovër të gabuar duke prerë rrugën e një mjeti tjetër.

Pas debateve me drejtuesin e makinës tjetër, konflikti ka precipituar në dhunë fizike deri në përdorimin e armëve ku mbetën të plagosur të rinjtë. Menjëherë në vend kanë mbërritur forcat policore dhe ambulance, të plagosurit janë transportuar për në spital ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme