Lajme nga vendi
Sherr në Sarandë:Të përfshirë 10 persona,mes tyre 4 efektivë, në vendngjarje gjenden dhe gëzhoja
2 Janar, 2025 | 11:02 am

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Sarandë, ku disa persona u përfshinë në një sherr me sende të forta.
Burime për media bëjnë me dije se në sherr janë përshirë vëllezërit Sulejmani banues në Sarandë, të cilët janë punonjës policie dhe vëllezërit Enea e Albi Nexhipi, banues në Gjashtë.
Nga sherri me sendet e forta kanë mbetur të plagosur Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në sherr janë përfshirë 10 persona, mes tyre 4 policë, ndërsa dyshohet se ka pasur dhe të shtëna me armë pasi janë gjetur gëzhoja.
Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
/Newsbomb.al/