Kryefjala Logo

Sherr mes myslimaneve dhe nje lokali ne Tirane, Ahmed Kalaja u mbyll lokalin: Po nxisni urrejtje fetare

17 Gusht, 2021 | 11:39 pm

Nje shaka ne nje lokal te Tiranes nuk ka shkuar aspak sic duhet. Gjithçka ka nisur mbrëmjen e 15 gushtit në bar “Corner Comedy”, ku një komedian është çuar në skenë dhe ka vendosur që të bëjë një batutë me ezanin e myslimanëve, ku deklaron se është “Këngë e papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest”.

Kjo nuk është pritur mirë nga besimtarët myslimanë të cilët e kan konsideruar tallëse dhe ofenduese. për këtë çështje ka reaguar përmes një postimi në Facebook edhe hoxha i njohur Ahmed Kalaja, i cili e quan si nxitje të urrejtjes fetare në vend dhe ka kërkuar nga të rinjtë që të mos e frekuentojnë lokalin në fjalë.
Më pas falë kërcënimeve të shumta të marra në Facebook-un e lokalit, pronarët kanë vendosur mbylljen tij të përkohshme dhe përmomentin janë “zhdukur” pa lënë gjurmë.

Denoncimi i plotë i Ahmed Kalasë:

DENONCIM PUBLIK!!! Denoncoj publikisht personin edhe lokalin në fjalë; për tallje me simbolet e fesë. Për nxitje të urrejtjes fetare. Për diskriminim publik të fesë islame. Për nxitje të islamofobisë në ambientet publike. I bëj thirrje edhe shpresojmë në një reagim të menjehershëm të organeve kopetente;
1- Policia e Shtetit.
2- Prokuroria.
3- Anti-Terrori.
4- Institucionet Fetare & Ndërfetare.

Lutje për të gjithë qytetarët edhe rininë për bojkot masiv të këtij lokali ku pronarët lejojnë talljen me fenë. Lutemi që dikush mos ta përdorë këtë ngjarje të fëlliqur si një arsye e një reagimi jo fetar apo jo qytetar i cili do të dëmtojë shumë më shumë imazhin e Islamit se sa vetë kjo poshtërsi. Reagimi ynë duhet të jetë sa më qytetar edhe duke denocuar në institucionet përkatëse. Feja Islame smund të bëhet pis nga llumi, sepse ajo është e kthjellët si vetë lumi.

Por ngjarja nuk është lënë me kaq nga besimtarërt të cilët kanë shkuar në lokalin në fjalë, ku disa shkruajn në Facebook-un e lokalit se duan të pinë vetëm kafe dhe disa të tjerë bëjnë thirrje që do të shkojnë çdo ditë për të parë nësë lokali do të hapet.

ezani 4

ezani2

Ndërkohë pronarët e bar ‘Corner’ kanë postuar në profilin e tyre shqetësimet se po kërcënohen me jetë dhe se ata e kanë fshirë videon si shenjë e respektimit të muslimanëve të prekur nga videoja e tyre.

ezani3Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet nëse kjo ngjarje po monitorohet për të shmangur dhe ndonjë përplasje apo incident të dhunshëm mes palëve.

Të ngjashme