Kryefjala Logo

Sërish ndryshime në qeveri! Denada Seferi ikën te ‘Shëndetësia’, Bello te ‘Turzimi’ dhe Civici te Ministria e Bujqësisë! Ori Kuçi në krye të Agjencisë së Turizmit

13 Tetor, 2021 | 8:57 pm

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin në detyrë të 3 zëvendësministrave të rinj.

Në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, shtohet zëvendësministrja e re Vilma Bello, që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Pas emërimit të saj, flitet se në krye do të vendoset te Agjensia e Zhvillimit të Turizmit edhe Ori Kuçi, por nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër, te Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimi rural është emëruar zëvendësministër Enio Civici, që vjen nga bota e medias. Lëvizje ka pasur edhe te ministria e Shëndetësisë ku është liruar nga detyra zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj është emëruar Denada Seferi.

Këto vendime janë marrë pasditen e kësaj të enjtje, me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

61672457f2c38123

Të ngjashme