Lajme nga vendi
Sarandë: Një person hyn në port me pasaportë false, gjykata liron shtetasin turk
26 Gusht, 2021 | 4:00 pm
Një shtetas turk me iniciale M.K 38- vjec është lënë I lirë nga Gjykata e Sarandës me kushtin e detyrim paraqitjes dhe garancisë prej 10 milion lekësh të vjetra. Ndalimi i turkut është kryer në mëngjesin e datës 20 gusht pasi personi dorëzoj pasaportën në tek autoritetet shqiptarë gjatë mbërritjes në Portin e Sarandës nga Korfuzi. Pasaporta rezultoj si false dhe sistemi sinjalizoj policinë kufitare për të kryer më pas veprimet e nevojshme.
Pas justifikimit se pasaporta ishte deklaruar e humbur nga shtetasi turk, policia zbuloj që në të vërtetë ky dokument ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankaraja dhe se ky dokument nuk i përkiste M.K. Personit në fjalë i është dhënë afat deri në 29 gusht për të paguar garancinë dhe deri atëherë do të mbahet në statusin “arrest me burg”
Bregdeti shqiptar është kthyer në një distacion ku shtetas turk tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet porteve. Shpesh nëoër tragete e jahte por nuk kanë munguar dhe rastet me gomone. Kryesisht shkelja ilegale në territorin tonë e këtyre personave lidhet me trafikun e drogës.