Kryefjala Logo

Sa i kushton Covidi xhepave të shqiptarëve?

26 Shkurt, 2021 | 11:42 pm

Mijëra familje po vuajnë nga Covid-19, i cili ka shkaktuar deri më sot së paku 1756 të vdekur, por edhe nga shpenzimet e konsiderueshme të lidhura me blerjen e pajimeve farmaceutike apo për kryerjen e analizave.

Nëse do tu hedhim një sy të thjeshtë shpenzimeve me të cilat përballet një i sëmur me Covid janë të jashtëzakonshme.

Tamponi kushton 12 000 lekë.

Analiza gjaku 11 000 lekë

Skaner 18 000 lekë

Mjekim (Xarleto, dexamethazone, antibiotikë, vitamina) 25 000 lekë

Puls-Oximetër 4000

Oksigjeno terapi 14 000

Totali deri më tani është 84000 lekë.

Një person që është i prekur nga covid ka nevojë që të jetë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim dhe vizita e mjekut është shumë me rëndësi, një mjek për të të ardhur tek shtëpi të kërkon minimumi 5 000 lekë të paktën 14 ditë 70 000 lekë ti do vetëm mjeku apo infermieri.

Pra totali deri më tani shkon 154 000 lekë. Nëse bëhet fjalë për një të sëmurë rëndë do i duhet të shkojë në privat pasi në shtet nuk ka vende më, dhe privati kërkon të paktën 1000 euro për 1 ditë.

Pra në Shqipëri njerëzit nuk po i vret vetëm Covid, por edhe pa mundësia për ta kuruar atë.

Të ngjashme