Kryefjala Logo

Ryshfet 50 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor me disa të plagosur, gjykata lë në burg efektivin e policisë në Elbasan

12 Nëntor, 2021 | 9:04 pm

Ka mbetur në burg N/Komisar 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan i cili dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Të ngjashme