Lajme
Rrjedhje gazi ne nje shkolle private ne Tirane, 4 nxenes dergohen ne spital
20 Janar, 2021 | 11:54 am
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.
Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella. Si pasojë e ngjarjes është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.