Kryefjala Logo

Rregulla të reja për ata që u hiqet patenta ose i skadon

19 Nëntor, 2021 | 11:56 am

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe përpos kategorise së shoferëve që do të futen në ritestim në momentin që do të shkojnë për të rinovuar patentën,ai ka treguar dhe se cfarë do të ndodhë me shoferët të cilët humbin të gjitha pikët e patentës për shkak të shkeljeve të shumta.

Ai bën me dije se personat që kanë humbur të gjitha pikët në patentë dhe kanë hyrë për ritestim gati 80% e atyre individëve e kanë fituar përsëri të drejtën e lejes së drejtimit dhe sa për pjesën e mbetur nuk e kanë merituar dhe se ata mund të ishin vërtet rrezik për qarkullimin e automjeteve në Tiranë,tregon Gonxhe.

Kjo është arsyeja e fort që Drejtori i Transportit Rrugor do të vendosi ritestim të lejes së drejtimit.

Ndërsa sa për qytetarët që u ka skaduar patenta dhe prej më shumë se tre vitesh nuk e kanë rinovuar,këta individë do të quhen “Kategoria e dytë” që do të jetë pjesë e “pit-stop”-it edukativ dhe do të trajtohen po një lloj si ata të kontigjentit të shkelësve për të rifreskuar aftësitë e tyre.

Të ngjashme