Lajme nga vendi
Roberto Saviano: Ju rrëfej lidhjet e Ndragheta-s në Shqipëri, rrezikohet shumë që të bëhet një narko-shtet
12 Shkurt, 2021 | 4:08 pm
Shqipëria rrezikon shumë që të bëhet një narko-shtet. Mafiet shqiptare, ndër më të fuqishmet në botë.
Roberto Saviano është sot shkrimtari italian nga më të njohurit në botë, pasi e ka treguar krimin e organizuar në letërsi, publiçistikë, kinema dhe television.
Në moshën 42 vjeçare, i lindur në Casal del Principe të Napolit, Saviano është sot zëri më autoritar i luftës antimafia në opinionin publik. Autor i disa librave, bëri bujë me Gomorrah, librin mbi Camorran napoletane, që përveçse një bestseller, u kthye në film supertësuksesshëm dhe më pas në një serial që po vijon të bëjë bujë.
Deri pak muaj më parë ishte columnist i ‘La Repubblica’, e tashmë ka kaluar tek ‘Corriere della Sera’. Drejton një emision televiziv në rrjetin e Dicovery, ku tregon historitë e mafias italiane dhe atë botërore. Përveç vendit të tij, është i njohur shumë në Meksikë ku tregon historinë e Narcos-ve të atij vendi dhe mafies në SHBA.
Saviano, u dënua me vdekje nga krerët e klanit të Casalesëve të Camorra-s dhe prej 15 viteve jeton me eskortë, në masa të rrepta sigurie. Ka folur shpesh për mafian shqiptare, duke dhënë edhe intervista e takime në Shqipëri, ku ka botuar librat e tij që janë ndjekur me shumë interes.
Roberto Saviano ka folur ekskluzivisht për Pamfletin, në lidhje me faktet e fundit mbi influencën e Ndragheta-s në Shqipëri. Sipas Savianos, Ndragheta është padyshim patnere e ngushtë me mafien shqiptare, që sipas tij kontrollon fort shoqëritë aty ku vepron. E ndaj ai vjen në një përcaktim të bujshëm në intervistën për ‘Pamfleti’-n, për të cilën do të flasë edhe në të ardhmen me detaje.
“Shqipëria rrezikon shumë të bëhet një narko-shtet”, thotë Saviano …