Kryefjala Logo

Rezultat historik në Serbi,boksieri shqiptar Alban Beqiri kthehet me medalje nga Botërori

5 Nëntor, 2021 | 9:47 am

 

Me katër fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara,Alban Beqiri bëri historinë e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror që po mbahet në Serbi.

Kampioni e mbylli garimin me një medalje të bronztë.Ai ia doli që të shkonte deri në gjysëmfinale,ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.
Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes mesa duket mund të ketë ndikuar në sfidën e boksierit që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71kg.

Boksieri rus arriti ta mbante ne distancë të larget Beqirin duke siguruar goditje të drejta dhe pikët në të njëjtën kohë që i duheshin për të siguruar finalen.

Gjithsesi,kjo mbetet një shenjë goxha e madhe për historikun e boksit shqiptar,medalja e para në historinë e Shqipërisë në një aktoëivitet të këtyre përmasave.

Të ngjashme