Kryefjala Logo

Reshjet e borës bllokojnë rrugën e Arbërit,apel për shoferët:Kaloni në rrugën e vjetër

30 Nëntor, 2021 | 11:19 am

Është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit.

Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

Të ngjashme