Kryefjala Logo

Reshje te dendura bore, aksi Milot-Morine i zhbllokuar dhe pa probleme ne qarkullimin rrugor!

22 Janar, 2022 | 4:11 pm

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë dhe rreshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:

📍Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
📍Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
📍Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
📍Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400

3AD3AAF1 1BF2 49AA AB05 E59902B0A0C6

Të ngjashme