Rektori i UT kundër deklaratave të Ramës: “Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm”,. A do të zhvillohet mësimi fizikisht këtë vit akademik?

2 vite më parë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka deklaruar se është kundër vaksinimit të detyruar të studentëve duke shtuar se këtë vit akademik nuk është vendosur akoma sesi do të zhvillohet mësimi, fizikisht, online apo i alternuar.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, është shprehur rektori Hoxha.

Edhe pse rektori është shprehur kundër vaksinimit të detyruar ai ka nxitur studentët dhe pedagogët që të vaksinohen, si mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi. Në një deklaratë për mediat, rektori ka thënë se 75% e pedagogëve janë të vaksinuar.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se studentët, pedagogët, mësuesit dhe punonjësit e administratës publike nuk do të pranohen në auditorë apo në ambientet e punës nëse nuk janë të vaksinuar.

Të ngjashme