Kryefjala Logo

Refuzojnë të hedhin mbeturinat në kosh, dhunohen nënë e bijë nga fqinjët në Tiranë

16 Janar, 2021 | 9:37 pm

Një ngjarje e jashtëzakonshme është regjistruar në Tiranë, nënë e bijë janë dhunuar nga komshinjtë për  shkak se kanë lënë mbeturinat pa hedhur në kosh.

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan”, thotë në polici kallëzuesja.

Bëhet me dije se vajza nuk ka reaguar, por ka vazhduar rrugën. “Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit. Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe për kapi për fyti dhe më goditi, përshkruan gruaja me inicialet Sh. B.

Të dyja gratë janë përleshur, nga njëra anë fqinja e pabindur ka këmbëngulur se do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, dhe nga ana tjetër gruaja që i ka kërkuar të mos e ndotë ambientin, e cila e ka goditur me sende të forta.

Të ngjashme