Lajme nga vendi
Reagon Presidenti Meta: Perzgjedhja e kutive te numeruara e qellimshme, ruani qetesine deri ne shpalljen e rezultateve
26 Prill, 2021 | 9:53 am
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, ku kryeson Partia Socialiste. Kreu i Shtetit flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.