Kryefjala Logo

Reagime të shumta nga shqiptarët pas tërmetit të fortë

12 Nëntor, 2021 | 8:20 pm

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vend. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lëkundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1. Epiqendra tërmetit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit , një numër i madh qytetarësh vijojnë t’i kenë të instaluar aplikacionet si “Last Quake” dhe reagimi është i menjëhershëm. Ka pasur raste edhe kur aplikacioni i Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare ka reaguar në Twitter pas rënies së serverëve nga ngarkesa e madhe.

Sa i përket tërmetit të sotëm, një numër i madh qytetarësh kanë reaguar në një kohë shumë të shkurtër. Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme