Lajme nga vendi
Rasti i të miturës ku u ngacmua seksualisht nga i ati,flet psikologia shkollës
21 Nëntor, 2021 | 5:27 pm
Mësohen detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kamëz ku i babai ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
Bëhet me dije se rastin e ka nxjerrë në pah psikologia e shkollës së vajzës ku ka vënë re ndryshime në sjelljen e saj.
Pas disa tentimesh me pyetje të vajzës nga psikologia,ajo ka arritur të tregojë për gjëndjen e saj jonormale në shtëpi.
Vajza ka rrëfyer problemin e saj me te atin ku abuzonte seksualisht me të.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur” njoftoi policia për rastin.