Lajme nga vendi
Rastet e “gjuetisë” së pedofilave në rrjetet social është rritur me 70%
29 Gusht, 2021 | 5:56 pm
Shoqëria Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve, ka publikuar numrin e krimeve të pedofilëve në rrjetet sociale duke rezultuar me një rritje prej 70% gjatë 3 viteve të fundit
“Gjuetia” e pedofilisë, shpesh kryhet nëpërmjet adresave fallco, ku pas tyre fshihen qëllime të djallëzore nga burra në moshë adulte. Shpesh pasi kërkojnë foto intime nga të mitur, ato i përdorin këto materiale si një mjet personi për të kontrolluar më pas veprimet e adoleshentëve, të cilët nën trysni detyrohen të lejojnë pedofilët të kryejnë marrëdhënie abuzive me ta.
Dëshmi ane e mbanë botës tregojnë se si dita ditës fëmijë dhe adoleshentë të mitur bien pre e këtyre njerëzve, megjithatë ka dhe shumë raste që gjithcka mbetet në tentativë.
“Atëherë nuk dukej aspak si abuzim, por thjesht sikur po flisje me një djalë pak më të rritur në moshë,” shprehet një viktimë e abuzimit në rrjet që sot ështët 25 vjeç dhe rikujton eksperiencën e 11 viteve më parë. Me fatin e saj të mirë që e ndihmojë, viktima i shpëtoj një takimi me abuzuesin.
Bërja presion e dikujt nëpërmjet materialeve intime quhet “grooming”, ku qëllimi i presionit është arritja e një kontakti fizik për të kryer më pas aktin e abuzimit.
Të miturit, duke qenë të paformuar si nga ana emocionale por edhe ajo psikologjike, shpesh fajësojnë veten për abuzimin që kanë përjetuar dhe fatkeqësisht, nuk i raportojnë këto krime deri shumë më vonë.Në raste të tjera, si pasojë e naivitetit, viktima mund të besojë vërtetë se abuzuesi i tyre është një person që i do të mirën, dhe se është dikush që ata mund ta besojnë, madje edhe ta duan.
Zërat kritikë shprehen se kompanitë e mëdha teknologjike si Facebook, Instagram apo Tik Tok, nuk bëjnë mjaftueshëm për t’i parandaluar apo kapur këto krime ndaj fëmijëve, që bëhen shpesh përdorues të këtyre rrjeteve duke gënjyer për moshën.
Sidoqoftë, përgjegjësia më e madhe mbetet tek familjarët e viktimës dhe rrethit shoqëror. Në vazhdim, fondacioni bamirës që denoncoi këtë raportim po i kërkon qeverisë britanike të imponojë masa më të ashpra ndaj Ligjit për Sigurinë në Internet duke akuzuar aplikacione në pronësi të gjigandit teknologjik Facebook, për më shumë se gjysmën e shkeljeve të regjistruara.
Edhe pse Facebook “në letër” i ndalon të rriturit tu dërgojnë material dhe mesazhe të papërshtatshme fëmijëve, në internet gjenden shumë korridore të cilat kthehen në labirinte te pasigurtë për fëmijët që lundrojnë në të.