Lajme nga vendi
Ramës nuk i dalin llogaritë, zbulon padashje mashtrimin e madh që na ka bërë për vaksinimin e popullsisë
4 Janar, 2021 | 9:40 pm
Vaksinimi pritet të fillojë pas disa ditësh në Shqipëri, ose të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë kryetarja e Komitetit të Ekspertëve që sipas Ramës në pandemi vendoset çfarë të thotë ajo është shprehur se do të vaksinohen rreth 500 mijë persona në tre muajt e parë.
Sot kryeministri u shpreh se ”Air Albania Stadium” që pritet të jetë edhe qendra kryesore dhe më e madhe e vaksinimit do të bëjë rreth 60 teste në një orë dhe kjo do të funksionojë për 8 orë në ditë.
Në një llogari të thjesht me 480 testim në ditë për një muaj ne mund të bëjmë 14400 teste dhe për të arritur kuotën e 500 mijë testeve duhen 35 muaj, pra 3 vite pa një muaj.
Fjala e Ramës:
“Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve, të mjekëve si dhe të koordinatorëve që do të lehtësojnë këtë proces. Do të kemi ekipet e urgjencës për çdo eventualitet të cilët do të vendosen në postacione të përcaktuara, qoftë jashtë “Arenës”, qoftë në ambientet e vetë stadiumit. Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet. Janë rreth 20 postacione deri tani. Por në fakt në tërësinë e unazës të gjithë “Arenës” do të jenë 60 postacione për vaksinimin. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60, ndoshta diçka më shumë qytetarë. Dhe do të vijojmë kështu 8-10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit grupeve të riskut”.
“Fillojmë javën e tretë të janarit, shpresojmë edhe më shpejt. Jemi në një fazë realisht shumë positive. Kemi siguruar 500.000 dhe një trend për planin e kalendarizuar. Do mbështesim edhe Infektivin në Prishtinë”.