Rama rikujton studentët: “Në auditor vaksinimi është i detyrueshëm”

2 vite më parë

Të shtunën, pjestar të shoqërisë civile, studentë dhe pedagogë morën pjesë në një protest të organizuar nga i ashtuquajturi “kospiracionist”, Alfred Cako. Protesta në fjalë u mbajt në kuadrin e kundërshtimit të vaksinimit të detyruar.

Megjithatë Kryeministri Rama deri më tani nuk ka kthyer asnjë replikë ndaj protestuesve apo dhe komentuesve që janë kundër detyrimit. Në mëngjesin e sotëm ai ka shkruar në një status se po i rikujton studentët që për të hyrë në auditori duhet të jenë të vaksinuar. Gjithashtu vaksinimi po kryhet dhe në ambientet e universiteteve.

“Mirëmëngjes, dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Të ngjashme