Rama e ftoi te kandidoje per deputete, flet Luljeta Bozdo!

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, thotë se ftesa që i ka bërë kryeministri Rama për të garuar për deputete nën siglën e PS në zgjedhjet e 25 prillit, ka qenë e papritur.

Në një intervistë pak më parë, Bozo është shprehur se ka shkuar në Kryeministri me mendimin se do diskutonte me Ramën për ecurinë e procesit të rindërtimit, por ai i ka bërë propozimin për deputete.

“Nuk jam anëtare e asnjë partie, jam një njeri I pavarur që punoj pa interes. I vetmi propozim dhe I pari që më befasoi ishte nga PS.

Më erdhi e papritur dje. Në atë takim vajta për tjetër problem që do të diskutonim për termetin, rindëritmin se nuk mbaron tërmeti me rregullimin e shtëpive dhe doli ky propozim.

Hezitova pak për të kthyer përgjigje. Në atë diskutim, aty mu mbush mendja që të pranoja kandidimin. Edhe pse më erdhi e papritur”, tha Bozo për Fax Neës.

Inxhinierja shumë e dashur për shqiptarët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, tha se e ka pranuar ftesën e Ramës.

Newsbomb

Previous articleSondazhi i “Three Flame”/ Nëse zgjedhjet mbaheshin sot, Tirana do të votonte për opozitën
Next article(VIDEO) Fansi tmerron Bebe Rexhen, i nxjerr organin gjenital ne video live!