Kryefjala Logo

Ra aksidentalisht nga soleta, 72-vjeçarja përfundon në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës

21 Nëntor, 2021 | 1:37 pm

Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme