Kryefjala Logo

Publikohet lista e plotë e atyre që do të hetohen për pastrim parash në Shqipëri, nuk kursehet i madh e i vogël

2 Tetor, 2021 | 10:20 am

Task Forca për Veprim Financiar (FAFT) në Bruksel do të hetojë pas disa vitesh pastrimin e parave në të gjitha kategoritë që lista e poshtme tregon. Ky vendim u konfirmua edhe në mars 2021, pas konstatimit të hallave të dobëta për të goditur pastrimin e parave.

 

Pas kalimit nga zona jeshile në listë gri, autoritetet shqiptare duhet të raportojnë sistematikisht për masat kundër pastrimit të parave. Një javë më parë, qeveria vendosi të ndryshojë ligjin e vitit 2008 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, me qëllim për të intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave.

 

Kategoritë e ekspozuara politikisht për pastrim parash

Anëtarët e kryesisë, këshillave dhe asambleve të partive politike

Biznesmenët me lidhje interesa me pushtetarët

Çdo person që ka përftuar nga një person i ekspozuar politikisht

Anëtarët e bordeve të bankave qendrore

Të ngarkuarit me punë në ambasada

Anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve shtetërore

Çdo përfaqësues i organizatave ndërkombëtare

Të huaj që kanë pasur pozicione të rëndësishme në vendet e tyre

Çdo i huaj që vjen nga vendet me risk

Për paqësuesit e SPAK dhe gjykata speciale

Kreu dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Anëtarët e KLGJ dhe KLP

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Anëtarë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Presidenti, kryeministri, zv/kryeministri, ministrat

Deputetët, zëvendësministrat

Kryetarët e bashkive

Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha shkallëve

Drejtuesit e zyrave përmbarimore

Kreu i KLSH, Avokati i Popullit

Anëtarët e KQZ

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bashkë me inspektorët e tjerë

Drejtorët e niveli të lartë dhe të mesëm

Kreu i ILDKP

Prefektët dhe kryetarët e këshillave të qarqeve

Kreu i SHISH

Komandantët e Forcave të Armatosura

Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike

Anëtarët e enteve rregullatore;

Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit

Drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit,

Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Tatimeve

Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Doganave

Drejtori dhe drejtorët e drejtorive të në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave

Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave,

Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë,

Zyrtarët, që emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Zëvendësguvernatori i BSH dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj.

Administratorët e shoqërive me më shumë se 50 punëtorë ku shteti ka mbi 50 për qind.

Kandidatët për gjyqtarë dhe prokuror të çdo niveli

Kandidatët për hetues të BKH

Të ngjashme