Kryefjala Logo

Protesta e sotme në Tiranë. Aktori i njohur: “I bëjmë thirrje partive politike mos të na bashkohen”, Bujar Leskaj: “Opozita do ti bashkohet…”

6 Tetor, 2021 | 11:49 am

Gjatë ditës së sotme është njoftuar majtja e një proteste kundër rritjes së paralajmëruar të cmimeve në orën 17:00 përballë Kryeministrisë. Një prej organizatorëve është aktori i humorit Florian Binaj i cili shprehet se duhet një reagim qytetar ashtu si në rastin e armëve kimike, studentëve apo dhe peticionit të prindërvë së fundmi.

“Në 30 vite po bjënë eksperimente me këtë popull, të shohin se sa mban e sa duron. Ne kemi një qeveri që jep gjithmonë lajme por asnjëherë zgjidhje. I bëj thirrje gjithë partive politike të mos na bashkohen , kjo është një lëvizje qytetare sepse nëqoftëse dalim ne atje është për faj të të gjitha partive në këto 30 vite” – është shprehur Binaj.

Megjithatë deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj në një status në Facebook lajmëroi se opozita do të jetë në krah të protestuesve duke falenderuar organizatorët.

Statusi i plotë:

I falenderoj organizatorët, shoqërinë civile dhe studentët dhe ju ftoj të bashkohemi të gjithë në protestën kundër pabarazisë, varfërisë së skajshme, korrupsionit, skandaleve e arrogancës së këtij sekti qeverisës, që nuk ndalet përpara asgjëje dhe shet e plaçkit pasurinë e përbashkët, shet interesin kombëtar, duke vënë partinë mbi Shqipërinë, duke vënë pasurimin personal mbi Shqipërinë e shqiptarët.

Opozita duhet të jetë pa asnjë hezitim në shesh me shqiptarët në protesta kundër rritjes galopante të çmimeve, shtrenjtimit të jetesës, kërcënimit për varfërim të frikshëm të shqiptarëve.

Çdo protestë kundër vjedhjes, plaçkitjes, varfërisë është e ligjshme!

Është thirrje për të reaguar kundër sektit Rama që ka kapur për gryke Shqipërinë e po u merr frymën shqiptarëve.

Shqiptarët nuk mund të pajtohen e as të gënjehen nga deklaratat e “liderit global”, delirantit Rama për një krizë globale dhe të kenë durim e besim tek ai që “do t’i shpëtojë!”

Ndaj duhet të jemi të gjithë atje në shesh me të gjithë ata shqiptarë që kanë zë, kurajo e qytetari të protestojnë. Me prindërit, të rinjtë e të rejat, me intelektualët!” shkruan Leskaj në postimin e tij.

Të ngjashme