Kryefjala Logo

Propaganda e Rilindjes nga luksi i Dubait/ Pas Belinda Ballukut, Blendi Fevziu mbështet Ramën nga i njëjti ambient

31 Janar, 2021 | 12:57 am

Mediat në Shqipëri akuzohen shpesh si të blera nga qeveria dhe rilindja, një ndër to është padyshim edhe Blendi Fevziu i cili edhe pse në një mënyrë më të moderuar nuk ngelet pas.

Ai ka publikuar një intervistë me një përfaqësues të grupit Emaar i cili pritet të bëjë në Durrës një investim super gjigant.

Qeveria shqiptare me dhënien e këtij koncesioni shkeli shumë rregulla pasi ky koncesion duhej të bëhej me ankand ndërkombëtar dhe mund të kishim edhe alternative më të mira për të zgjedhur.

Pikërisht në takimin që qeveria shqiptare kishte me këtë grup, plasi edhe skandali ku Belinda Baluku raportonte për përmbytjet në Shqipëri nga hoteli luksoz në Dubai.

Si dhe darka e famshme tek Nusreti e ministrave sëbashku me biznesmenin Zamir Mane.

Pikërisht në atë hotel edhe Fevziu ka vendosur që të zhvillojë një intervistë duke i dhënë hapësirë publike për të “pastruar” disi figurën e kompanisë për publikun shqiptar.

Para disa ditësh ne kemi publikuar një artikull ku tregonte me fakte se kjo kompani ishte mashtruese (Kliko për lajmi) pasi para 13 vitesh kishte premtuar një super projekt në Serbi dhe akoma nuk kishte përfunduar.

Fevziu i ka shërbyer shpesh rilindjes me emisionin e tij Opinion dhe në veçanti Erjon Veliajt, ku shpesh i ka dhënë hapësira duke shkelur parimet e gazetaris ku lali shkonte fliste, shiste broçkullat e tij dhe më pas largohej pa asnjë gjemb në këmbë.

Nëse kjo që themi ju duket si diçka që nuk ekziston, atëherë pyesni pak veten, përse Veliajn e shikojmë vetëm në emisionin Opinion përballë gazetarit Fevziu dhe nëpër panele të tjera nuk e shikojmë pasi nuk pranon që të përballet me faktet.

Dhënia zë e kriminelëve nëpër studio televizive për të kthyer situatën në favorin e tyre është shumë e njohur si praktike, ku ata kanë mundësinë që të bëjnë viktimizimin.

Gjithashtu edhe Rama gjithmonë kur ka ndonjë super skandal, apo diçka për t’i shitur publikut zgjedh pikërisht emisionin Opinion për të pastruar imazhin e tij dhe rilindjes.

4103794a cd2e 4aa6 a7e8 2b8f959de448 a48d372b 1f66 4415 af09 14f38bd3ed81

Të ngjashme