Kryefjala Logo

Prodhim armësh shpërthyese dhe municioneve,arrestohet 42-vjeçari në Vorë

17 Nëntor, 2021 | 11:54 am

Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vorës, pasi akuzohet për prodhim të armëve shpërthyese dhe municionit.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kamuflimi”, është bërë i mundur ndalimi i Ylli Osmanaj.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.

“Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.

Posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje, vihet në pranga pronari i dyqanit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme