Kryefjala Logo

Prangoset në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, policia i gjen 20 kg “të bardhë”

11 Qershor, 2022 | 11:41 pm

Lajmi i fundit nga vendi fqinj tregoi se ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane.

Nga Report Tv u mësua se Agim Kajmaku është arrestuar më 27 maj të 2022 në zonën e San Benedeto del Tronto me 20 kg kokainë.
“Report tv” raporton se ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.

Kujtojmë që Kajmaku është në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve edhe pasi kishte mbaruar detyrën, por si duket edhe pse ishte në kërkim Agim Kajmakun kjo nuk e ka ndaluar që të merret me trafikim të lëndëve narkotike.

Të ngjashme