Kryefjala Logo

Prangosen 10 persona për vepra të ndryshme gjatë orëve të fundit në Tiranë

22 Shtator, 2021 | 1:44 pm

Gjatë orëve të fundit efektivët e Policisë së Shtetit kanë kryer prangosjen e 10 personave të ndryshëm. Të arrestuarit akuzohen për shitje kokaine, aksident me pasojë vdekjen, sherre etj.
Midis të arrestuarve është dhe një 17 vjecar i cili goditur me sende të forta dhe i ka marrë me dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

 

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

  1. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

 

Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

 

  1. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme