Kryefjala Logo

Politikanet e PDK-se ne Kosove vrasin njeri tjetrin, ja c’ka ndodhur

8 Shtator, 2021 | 11:30 pm

Një tragjedi ka ndodhur sot afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Dy zyrtarë të PDK-së janë vrarë teksa edhe një person është plagosur në një ngjarje të paprecedentë për vendin tonë ku dy zyrtarë të lartë politikë vriten pak kohë para zgjedhjeve lokale.

Rreth orës 20 është raportuar për të shtëna në Pejë ku dy persona mbeten të vdekur.

Njëri prej të vrarëve ishte kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj ndërsa tjetri është ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj. Ngjarja ka ndodhur pak më shumë se një muaj prej zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

Rasti për të shtëna është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Gazetën Express.

Të ngjashme