Kryefjala Logo

Policia tentoi ta mbajë të fshëhtë ngjarjen? Kush është djali që u aksidentua me 150km/h tek kryeministria. Emri…

17 Janar, 2021 | 12:47 am

Para pak ditësh afër RTSH-së tek Kryeministria ndodhi një aksident i frikshëm ku një makinë që po lëvizte me 150 km/h u përplas me një mjet tjetër dhe u përfshi nga flakët.

Në atë moment dy kalimtarë po kalonin rrugën në vizat e bardha dhe fatmirësisht shpëtuan pa asnjë gërvishte.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW ishte i riu Stiverjan Dashi, ku nga një verifikim në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Ndërsa pronësia e makinës BMW me targë AA 009 YV, ishte e kompanisë për prodhimin e këpucëve në Kamëz. Kjo fasoneri është në pronësi të biznesmenit Nikolin Lleshi.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rrallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit, as drejtuesi i automjetit BMW dhe as pronari i saj.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimit.

Të ngjashme