Kryefjala Logo

Policia nuk e gjen ne banese, shpallet ne kerkim Adriatik Llalla

22 Shtator, 2021 | 9:30 pm

Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën. Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.

Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në  rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe kanë hyrë brenda për kontroll.

Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi.

Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Shpallet në kërkim ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pas kontrolleve të policisë në banesë dhe mosgjetjes së tij, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë vendit 2 javë më parë

Të ngjashme