Kryefjala Logo

Policia kontrolle intensive në dy akset kryesore të Tiranës, iu pezullohet patenta 13 shoferëve, 26 gjoba për shpejtësi

16 Nëntor, 2021 | 11:23 am

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë ditë së djeshme dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar me radar qarkullimin rrugor në aksin Sauk – Teg – Krrabë e anasjelltas dhe Tiranë – Vorë – Tiranë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të befasishme dhe me afat të shkurtër kohor në shumë pika të kryeqytetit me qëllim evidentimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orën 23:20, janë evidentuar nga monitorimi me radar 13 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri 178 km/h, rrezik potencial për përfshirje në aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 1 deri në 12 muaj.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Të ngjashme