Kryefjala Logo

Policia e Shtetit shpërblim 20 mijë euro për këdo që tregon vendndodhjen e 21 vjeçarit që vrau efektivin në Lezhë

28 Shtator, 2021 | 1:59 pm

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

D30383A7 9241 4576 A467 0EF41BE64366

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.

2E4F5C42 163C 4B92 9DA3 BBD6278F08D7

Të ngjashme