Kryefjala Logo

Policia e kryeqytetit ka goditur 6 raste të reja të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit

13 Nëntor, 2021 | 2:42 pm

Si pasojë e operacionit kanë rënë në prangat e policisë 5 persona, ndërkohë që raportohet se janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, 11 njësi kompjuterike, lëndë narkotike kanabis dhe 10 aparate celularë.

Gjithashtu si rezultat i opercacionit u proceduan penalisht dhe dy persona të tjerë, si dhe u shpall ne kerkim nje i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • B. H, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim M. N, 29 vjeç(qeramarrësi i lokalit), pasi në rrugën “Nikolla Tupe” në lokalin në përdorim nga shtetasi B. H, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, i cili nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të hapur derën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan 11 njësi kompjuterike, 6 aparate celular, 4 tavolina pokeri, 3 valixhe me fisha (çipsa) dhe sende të tjera të kundraligjshme;
  • E. B, 26 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” në lokal, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në brendësi të lokalit në një tavolinë të përshtatuar për lojra me çipsa, u konstatuan disa klient.

Materialet hetimore  në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme