Kryefjala Logo

Policia Durres njoftim te pazakonte: Eshte vrare nje qen ne rruge.Po bejme maksimumin per zbardhjen e ngjarjes

24 Tetor, 2021 | 3:22 pm

Policia e Durresit eshte impenjuar plotesisht ne zbardhjen e nje ngjarjeje qe ka ndodhur sot ne qytet.

Permes njoftimit per shtyp,policia ben me dije se jane angazhuar per te zbardhuer ngjarjen “vrasja e nje qeni rruge”

Njoftimi i plote:

Njoftimi i Policisë Durrës:

Sot me datën 24.10.2021, Komisariati i Policisë Durrës ështe vënë në dijeni se më datën 22.10.2021, është vrarë një qen në rrugë.

Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi dhe Policia e Durrësit është duke e hetuar rastin, në bazë të kallëzimit të marrë dhe sipas pretendimit të ngritur.

Policia e Durrësit është duke ushtruar dëtyren per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje per te bere te mundur zbulimin e saj.

Ju garantojme se nga ana e Policise se Durresit, do te vleresohet maksimalisht kjo ngjarje.

Duke ju falenderuar.

Eshte per tu habitur ne fakt sesi per here te pare,vrasja e nje qeni merr kaq shume rendesi,jo se nuk ka absolutisht por ne vendin tone nuk ka patur me pare.

 

Të ngjashme