Kryefjala Logo

Policia aksion në Tiranë:”Hap sirtarin” Bastexhinjtë me 50-tçe,arratiset pronari

7 Nëntor, 2021 | 7:39 pm

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, dy janë shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë për vendosjen e basteve sportive.

Pas informacioneve në rrugë operative, policia ndërhyri pasditen e djeshme te lokali “Las Vegas” në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë duke arrestuar Ledjon Xhezairin dhe Kledi Bunacan, në kërkim u shpall Urim Topuzi dhe Edison Nazifi, Lulo Hasani po hetohet në gjendje të lirë.

Pronari i lokalit Urim Topuzi dhe menaxheri Edison Nazifi janë arratisur në momentin që ka shkuar policia.

Policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në lokal janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 lekë të rinj si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit, “para të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm, si dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilet sherbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli” mbyllet njoftimi.

Të ngjashme