Polica e Durrësit arreston 33 vjecarin të shpallur në kërkim ndërkombtar, do të ekstradohet për në…

Mësohet se Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Kavajës dhe informacionit të marrë nga Interpol Tirana, në koordinim me Fast Kosova dhe Fast Albania, kanë bërë të mundur arrestimin e 33 vjecarit I cili ndodhj në kërkim ndërkombëtar.

I riu me inicialet A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave”.

NJOFTIMI I POLICISË
Falë bashkëpunimit mes Policisë së Kavajës dhe Policisë së Durrësit si dhe shkëmbimit në kohë reale mes Interpol Tirana, Fast Kosova dhe Fast Albania, kapet dhe vihet në pranga një tjetër person në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“.

Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:
A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.
Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

Previous articleArrestohet një 35 vjecar në Gramsh. Goditi të riun me sëpat pas një sherri
Next article4 arrestime në Fier gjatë natës. 22 vjecari kapet me dozat e hashashit gati për shitje