Kryefjala Logo

Po tentonte të kalonte kufirin, kapet personi i dytë i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër

2 Dhjetor, 2021 | 5:54 pm

Policia e Shkodrës ka njoftuar se pas arrestimit të Kristaj Kelmendit, ka ndaluar edhe një person tjetër, si i përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të Komunës Velipojë Pashko Ujka.

Bëhet fjalë për Marjan Kolën, 53 vjeç i cili është ndaluar në pikën doganore të Morinës, teksa po tentonte që të largohej jashtë vendit.

Kujtojmë se ish-deputeti Ujka u ekzekutua me silenciatot mbrëmjen e së hënës pranë shtëpisë tij, teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Pista ku po heton policia është ajo e aktivitetit privat e djalit të tij, Emanule Ujka. Një pistë tjetër ishte ajo e borxheve, por që u hodh poshtë nga familjarët, të cilët thanë se në dijeninë e tyre, Ujka nuk ka pasur asnjë borxh për të shlyer.

Por nuk përjashtohet as dhe ndonjë konflikt që mund të ketë lidhje me periudhën 2011-2015, kur 64 vjeçari ka shërbyer si kryetar komune i Velipojës, pasi ai është plagosur edhe 2 herë të tjera. Edhe shtëpia e tij është qëlluar më parë me armë zjarri.

Të ngjashme