Lajme nga vendi
“Po më digjet zemra”/ I afërmi i Arjan Salës bën dedikimin prekës: Më ike në lule të rinisë
27 Mars, 2021 | 10:41 am
Orët e para të mëngjesit të sotëm zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë trupin e pa jetë të 32-vjeçarit Arjan Sala i cili humbi jetën brenda magazinës ku punonte si roje sigurie.
Prej tre ditësh zjarrfikësit janë mundur të shuajnë zjarrin por pa rezultat, për shkak se brenda kishte materiale lehtësisht të ndezshme, vatra e zjarrit është shuar vetëm pas rreth 60 orësh.
Ndërkohë në rrjetet sociale një nga të afërmit e Arjanit ka bërë një dedikim prekës për humbjen e jetës së Arjanit.
Rreth katër orë më parë, para se të gjendej trupi i pajetë, një prej të afërmve të Arjanit ka bërë një postim ku shkruan:
“Po me digjet zemra o vëllai im që akoma s’të kanë nxjerr nga rrënojat e vatrës së zjarrit.
Oooo Zoooot ca më kë bërë o Zooot ca më ke bërë kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur të vdes do iki me mendje tek ti më ike më le vetëm para kohe. Pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jot u gjet.
Tani erdhi momenti për të thënë o vëllai im o vëllai im o Heroi im o Heroi im më ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i leht oooo zoooot ca plage më ke shkaktuar ooo zot”, shkruan Edmond Sala në Facebook.
Dyshohet se në momentin e zjarrit 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës në qendrën tregtare, por fatkeqësisht ka mbetur vetë brenda.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.