Lajme nga vendi
Plumb mbas kokës,pastaj e hodhën në humnerë:Si e gjeti policia trupin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha
6 Nëntor, 2021 | 2:17 pm
Policia është e bindur tashmë se trupi i gjetur në Dajt i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.
Mësohet se trupi i Hoxhës është gjetur në një mënyrë masakër , i hedhur në greminë.
Nga mbikqyrja paraprake policia ka konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një armë zjarri.
Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej.
Fillimisht policia kishte marrë në pyetje familjarët duke kërkuar të dhëna edhe në lidhje me mënyrën se si ishte veshur ai ditën që u zhduk. Veshja e trupit të pajetë që u gjend i vdekur korrespondon me deklaratat e familjarëve.
Vijon…