Kryefjala Logo

Plagosje me thikë në Tiranë

8 Maj, 2021 | 3:00 pm

Një plagosje me thikë ka ndodhur në kryeqytet.

Policia njoftoi këtë të Shtunë se autori është vënë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

 

Të ngjashme