Kryefjala Logo

Plagosja në Tiranë,15-vjeçari nuk pranon të tregojë çfarë ndodhi, babai: Dëgjova të shtëna…

31 Janar, 2025 | 9:20 am

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri të ndodhur më herët në Fushë-Mëzez ku ka mbetur i plagosur një 15 vjeçar.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se i mituri është në gjendje të mirë duke u trajtuar në spitalin e Traumës.

Por 15-vjeçari nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka plagosur, apo si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Babai i të miturit ka rrëfyer se ishte brenda në banesë kur dëgjoi të shtënat me armë zjarri. Sapo ka dalë jashtë shtëpisë ka parë djalin të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton rrethanat, ndërsa në spital pritet të merret në pyetje 15-vjeçari.

IMG 3748

Të ngjashme