Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, reagon policia: U plagosën nga kolegu i tyre

1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

2 efektivë policie dhe një nga personat e përfshirë në konflikt. Sipas burimeve bëhet me dije se oficerët e plagosur kanë pasur një konflikt më të afërm të Mhill Fufit.

Ndërkohë policia është shprehur se efektivët janë plagosur nga kolegu i tyre.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Të ngjashme