Lajme
Plagoset shtetesja italiane ne Kavaje, i dyshuar bashkeshorti i saj!
28 Janar, 2021 | 9:14 am
Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në orët e vona në Vilë Bashtovë, ku pronarja e një restoranti, shtetase italiane është plagosur me thikë.
Paraprakisht dyshohet si autor bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje.
Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.
Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin.