Kryefjala Logo

Plagosen 27 vjecarin ne zyrat e PD-se, arrestohen 3 autoret

21 Prill, 2021 | 9:19 am

Policia ka vënë në pranga tre autorët që plagosën aktivistin e PD në Kavajë, Bledi Okshtunin.

Mësohet se Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla, Drejtor i Policisë Bashkiake të Kavajës dhe Dorian Troplini, punonjës i Policisë Bashkiake ndodhen në komisariatin e Kavajës.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në një nga degët e PD në Kavajë, ku Jonuzi së bashku me Shtyllën dhe Troplinin debatuan me Okshtunin dhe më pas e plagosën në këmbë me armë zjarri.

Ndricim Jonuzi Tahiri është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2014 është dënuar me 8 vite burg për vrasje me dashje. Sipas Jonuzit, i cili është edhe personi që qëlloi me armë zjarri, konflikti nisi për një vend parkimi, por më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, njofton Policia. Newsbomb

Të ngjashme